Ambasadorja e SHBA në OKB në Tiranë, pritet nga Rama dhe Begaj! Thomas-Greenfield: Shqipëria, partner i jashtëzakonshëm

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield po zhvillon vizitën zyrtare në Tiranë. Ambasadorja është pritur nga presidenti Bajram Begaj  dhe kreu i qeverisë Edi Rama. Në vizitën me Presidentin Begaj ajo i dorëzoi atij një letër nga Presidenti amerikan Joe Biden. 

Në takimin me Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Kryeministri Rama tha se kjo vizitë është një moment i rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit në Këshillin e Sigurimit:

“Faleminderit shumë që keni ardhur! Është kënaqësi e madhe, pasi u takuam në Nju Jork dhe ju më premtuat. Megjithatë jetojmë në një kohë kur premtimet bëhen, po nuk mbahen, kështu që mbajtja e premtimeve është gjë e madhe. Jam shumë, shumë i nderuar, të gjithë jemi shumë të nderuar dhe e vlerësojmë shumë bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe faktin që, gjatë gjithë kësaj kohe, jemi vlerësuar për atë çka është reale, jo si partnerë rishtarë dhe jam i sigurt që ky është rezultat edhe i cilësisë së lartë të ambasadorit tonë në Nju Jork dhe ekipit tonë të shkëlqyer atje, si edhe falë gatishmërisë dhe prirjes suaj për t’u siguruar që ne të jemi një vlerë e shtuar. Nëse e kujtoj mirë, ju jeni anëtarja e parë e kabinetit që vini këtu pas disa kohësh që nuk kishim pasur një mik të këtij niveli dhe e vlerësoj shumë këtë.Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, ne e vlerësojmë shumë që kemi një ambasadore amerikane e cila vjen këtu i shton peshë e vlerë ambasadores që e kemi tashmë këtu.” – u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana e saj ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar”:

"Faleminderit shumë, faleminderit që më pritët. Ju bëra një premtim, do t’ju them një gjë. Nuk i mbaj gjithmonë të gjitha premtimet e mia, por përpiqem t'i mbaj premtimet që bëj dhe mora një angazhim personal që të vija në Shqipëri sepse ju keni qenë një partner i jashtëzakonshëm i yni, jo vetëm në Këshillin e Sigurimit. Unë kam pasur përvojën që të punoj në Këshillin e Sigurimit me ambasadorin Hoxha dhe ai ka qenë një partner i jashtëzakonshëm dhe një fqinj i jashtëzakonshëm në Këshill. Ne kemi qenë në të njëjtin mendim dhe në atë Këshill në momentin që ulemi të 15 në ato karrige, të gjithë jemi të barabartë, zërat tanë janë të barabartë dhe zëri juaj në këshill ka qenë tejet i fortë, tejet i respektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi dhe kjo ka qenë një nga marrëdhëniet më të rëndësishëm që kam pasur mes 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit. Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan”, – u shpreh ajo gjatë takimit.

Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB. Një ditë më parë, ambasadorja vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, si edhe qëndrimet kritike që ka mbajt ndaj Rusisë. Sakaq, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ambasadorja do të vizitojë Poloninë.

Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur  në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
VIDEO/Batutat në takimin Rama-Thomas-Greenfield, Kryeministri: Të pritëm me diell por na duhet shi! Ambasadorja: Do lutem sapo të iki

 

Në takimin që ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, zhvilloi me Kryeministrin Rama pati edhe një shkëmbim batutash sa i përket krizës së energjisë dhe nevojës për reshje. Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se kriza është një shqetësim i përbashkët.

“Sërish faleminderit shumë që më pritët, faleminderit shumë për partneritetin tuaj, për marrëdhënien tuaj, ndërkohë që përballemi me çështje të një shqetësimi të përbashkët në këtë rajon”, tha ajo.

Rama i tha me batutë se “na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell.  Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi për ju”.

“E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem. Faleminderit!”, iu përgjigj diplomatja e lartë amerikane.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 07/11/2022 13:10

    Kur ka qene sala ne pushtet nuk bente asnjeher takime por e kishte mendjen vetem te vidhte

    Përgjigju
  • Arjan: 07/11/2022 12:54

    Esht vec merit e Rames qe sot kemi nje politike te jashtme fantastike e qe kemi kaq shume njohje ne arenen nderkombtare

    Përgjigju
  • Armand: 07/11/2022 12:53

    Sala nderkoh si tullaci me dur ne brez… po un ca ju bona me qe me shpallni non grata

    Përgjigju
  • Fation: 07/11/2022 10:36

    Ne gjithmone kemi qene kunder luftes me ju ne krye sepse ai Saliu non grata vetem per rremuje e vrasje e ka mendjen

    Përgjigju
  • Joni: 07/11/2022 10:15

    Dhe gjithmon do te jemi kunder pasi ne jemi nje popull qe e duam shume paqen ne bote

    Përgjigju
  • Vini: 07/11/2022 10:13

    Politikat e Rames Po na e bejn qe vendit tone ti jepet rendesi e madhe

    Përgjigju
  • S.B: 07/11/2022 10:06

    Aman ma hiqni non graten , do bej ca te doni ju.

    Përgjigju
  • Alban: 07/11/2022 10:06

    Te shkoi saliu me vrap per te bere nje foto qe ta hedhi ne fb duke treguar qe amerika e ka shpallur ne menyre te padrejte non grata hahahah.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë