TIRANË- Për afro 30 minuta, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Ky takim është zhvilluar në ambientet e SPAK, e ndërsa nuk dihen motivet e kësaj vizite.
Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh që Kim dhe Kraja kanë zhvilluar së bashku. Takimi i fundit u zhvillua në 8 shtator, ku ambasadorja e SHBA-së tha se "SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ".
Kjo lëvizje e Kim, vjen një ditë pas presidenti Ilir Meta i kërkoi prokurorisë të nisë verifikimet për ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë “Rama 3”.
Edhe pse mbajne maska,shprehja e fytyrave dhe syve flet shume.Cilin kane vene ne shenjester tani?
Përgjigjutik tak tik tak
Përgjigju