Stërvitja e 30 mijë trupave ushtarake të NATO-s, bëhen bashkë në Presidencë Kim, Rama, Basha, Meta, Çuçi e Peleshi (VIDEO)

TIRANË- Ardhja e 6000 trupave ushtarake nga vendet e NATO-së dhe shtete të tjera aleate të cilët do të stërviten në Shqipëri, ka bërë bashkë në Presidencë drejtuesit të institucioneve kryesore të sigurisë kombëtare! Në takim, i cili ka nisur rreth orës 16:00 është Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha , ministrat Niko Peleshi e Bledi Çuçi, si edhe diplomaten amerikane Yuri Kim. 

Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21”. Kjo stërvitjeku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti. Do të jetë e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Nga këto 30 mijë, rreth 6 mijë trupa do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme. Për nga numri i pjesëmarrjes së trupave ajo është stërvitja më e madhe në të cilën përfshihen edhe trupat e Forcave tona të Armatosura. 

Për këtë çështje, më herët ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim zv. komandantin e ushtrisë amerikane Joseph Jarrard, ku i bëri të ditur përgatitjet që vendi ynë ka ndërmarrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Basha pas takimit në Presidencë: Aleanca me SHBA-në është thelbësore, synoj ta çoj në nivele të reja

1612375582_bashayurikim.jpg

Pas takimit të krerëve të institucioneve të Sigurisë Kombëtare, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se u takua me ambasadoren Yuri Kim.

Sipas tij, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së është thelbësore, teksa thotë se synon që ta çojë këtë aleancë në nivele të reja.

“Takim i shkëlqyeshëm sot me USAmbAlbania Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis

Ora 18:04
Ushtaraku i lartë amerikan pas takimit në presidencë: Shqipëria partnere strategjike e sigurisë për SHBA-në në rajon dhe botë

Për SHBA-në, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë, si në rajon, ashtu edhe në botë.

Deklarata është bërë nga gjeneral Major Joseph Jarrard, zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë, në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së, pas takimit të zhvilluar në presidencë për ardhjen e 6000 trupave ushtarake nga vendet e NATOS-së dhe shtete të tjera aleate të cilët do të stërviten në Shqipëri.

Ushtaraku i lartë amerikan ka falenderuar për pritjen presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama si dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin, ku nënvizon se patën një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin e tyre nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.

Ndër të tjera, gjenerali Major Joseph Jarrard thekson se Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

"Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara - si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

Ne kemi qenë dëshmitarë të guximit dhe vendosmërisë së shqiptarëve në Afganistan, Kosovë dhe Irak dhe, përmes Partneritetit Kombëtar të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.

Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

Faleminderit edhe një herë për mirëpritjen tuaj të ngrohtë në Shqipëri dhe pres me kënaqësi edhe më shumë vite mbështetjeje të ndërsjellë me aleaten tonë të vyer, Shqipërinë".- thuhet në postimin e gjeneralit Major Joseph Jarrard.

Ora 17:42
Zyrtarët e Lartë të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, Meta: NATO dhe partneriteti me SHBA, të rëndësishme për Ballkanin

Pas takimit të zhvilluar të zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare në vend, ambasadores amerikane Kim dhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Europë, institucioni i Presidencës ka dhënë detajet.

Në njoftim thuhet se stërvitja me trupa “Defender Europe 21” drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Për nga numri i pjesëmarrjes së trupave ajo është stërvitja më e madhe në të cilën përfshihen edhe trupat e Forcave tona të Armatosura. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë trupa nga 26 vende aleate. "Defender Europe 21” do të shtrihet në disa vende të rajonit tonë.

Presidenca bën me dije se qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i masave paraprake, me objektivin e qartë, që faza përmbyllëse e kësaj stërvitje të madhe të realizohet me sukses të plotë.

Gjatë mbledhjes Meta ka thënë se NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin.

"Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj tyre janë unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni evropian i Shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 03/02/2021 17:02

    Po Basha c'fare don ne kete takim. E Kim e ke mare se kujton se do behet kryeminister ne maj... Gabohesh se ne nuk votojme nje hajdut, vrases e njeri pa taban. Ai le te zgjidhet ne Hollande ku ka dhene kontribut si tradhetar i kombit.

    Përgjigju
    • YYY: 03/02/2021 19:54

      Po pergatitet te filloje pjesa e dyte e lojes. Ne pjesen e para, ne 2011, amerikanet pranuan e bekuan vjedhjen e mandatit per Kryetar Bashkie te Bashes.Tani, ne menyre djallezore po perpiqen te dergojne mesazhin se ata jane per rrotacion te pushtetit. Te mbeshtesesh Lulin nga njera ane dhe nga ana tjeter te kerkosh lista me kandidat te paster ne zgjedhje, eshte pak te thuash tallje! Po na zhgenjejne shume!

    • Taulant: 03/02/2021 19:17

      Bashke me Lulin ish Minister te Brendshem mos harro. Gramozi u permend per poziten e kryeparlamentarit, jo per personalitetin e tij.

    • Shqipëria: 03/02/2021 19:04

      Jam dakort per Gramozin, edhe per Salen, te dy kane vra nga 4 vetë, jane barazim.

    • Taulant: 03/02/2021 18:34

      Fiks ky ishte dhe mendimi im i pare, c'dreqin do Basha aty pa lidhje dhe pse mos te jete Gramoz Ruci fjala bie? Por nuk eshte ambasadorja qe i ben ftesat, eshte palaco presidenti qe per show perfshin edhe Lulin ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise dhe e vendos edhe ne krye te qoshese.

  • populli: 03/02/2021 17:00

    Stabilitet me ne fund.. Ka vuajtur sh ky popull

    Përgjigju
  • Tirona: 03/02/2021 16:59

    Keto trupa me duket se vijne ne fund te Prillit apo ne fillim te Majit, mos te mendoje se ndokush mund te sjelli trazira mbas zgjedhjet se keto trupa do tja rrjepin lekuren per se gjalli....

    Përgjigju
    • JamKushJam: 03/02/2021 18:54

      @Maloku e pame se c'fare bete gjate protestave!!!!!! i hengret ate qe s'thuhet qeverise Rama!!!!!

    • Lala: 03/02/2021 18:42

      Ju maloket te rruni patllixhonin.se si gabelt jeni.boheni trima ku gjeni e kur Jeni shum.se kur bini ne hundlesha ulni bishtin ose I boni shok.ju pam sa trima gishtit ne 97 kur ju can piten lalucet e lushnjes.kaqol

    • Maloku: 03/02/2021 17:04

      Behu edhe ti me ta o torins haxhi qamilist i vogel. Me 26 po nuk fituam me te pd gjeni vrime te futeni se do te rrjep o kodosh tirone

  • peoples: 03/02/2021 16:49

    Kjo eshte te jesh me dy fytyra.Ne nje ane flasin per peshq te medhenj dhe ne anen tjeter shterngojne duart e pista te Ilir Metes.Coc do te bente dhe kjo ambasadorja americane ...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 03/02/2021 16:29

    Bravo Ambasadore! Shkon e takon hajdutin. Laj duart te pakten se ka prekur bllokun pa gojen e ke lare me kohe.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 03/02/2021 18:53

      .. bukur e ke thene vella...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?