Ambasadorja e Spanjës: Plotësimi
i standardeve të BE, domosdoshmëri

Ambasadorja e Spanjës: Plotësimi<br />i standardeve të BE, domosdoshmëri
TIRANE - Plotësimi i standardeve të Bashkimit Evropian mbeten domosdoshmëri për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit. Kështu u shpreh ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Sivlia Cortes Martin gjatë një takimi kortezie me ministren e Integrimit Klajda Gjosha. Ambasadorja vlerësoi reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria shqiptare duke theksuar domosdoshmërinë e plotësimit të standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për çdo shtet që aspiron të jetë pjesë e tij.
 
Gjosha-Martin vlerësuan marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Spanjën dhe theksuan rëndësinë e intensifikimit të këtyre marrëdhënieve.
 
Ministrja Gjosha vuri në dijeni ambasadoren Martin, për hapat që Shqipëria ka bërë për procesin e integrimit, duke e falenderuar për mbështetjen, që Spanja i dha Shqipërisë, për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 
“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi përpara shumë sfida të cilat duhet t’i kalojmë dhe mbështetja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është për ne shumë e rëndësishme. Shqipëria është në rrugë të mbarë në procesin e integrimit. Janë një sërë reformash që qeveria është e angazhuar maksimalisht t’i përfundojë, pasi i shërbejnë të ardhmes së vendit. Për ne integrimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioritet kombëtar një rrugë pa kthim pas”, tha Ministrja Gjosha.
 
gjosha ambasadorja e spanjes

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve