Ambasadorja Franceze nga Korça: Ka akoma shumë punë për të bërë për luftën kundër korrupsionit

Pas diplomates amerikane Yuri Kim, edhe ambasadores franceze Elisabeth Barasacq i përfundon mandati.

Nga Korça ambasadorja franceze ka folur në lidhje me reformat e qeverisë e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit. E pyetur në lidhje me integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, ambasadorja franceze u shpreh se Shqipëria është në fazën ku BE po verifikon se çfarë ka bërë Shqipëria në zbatimin e reformave.

‘Duhet të kujtoj se Shqipëria tashmë është në fazën ku komuniteti evropian po verifikon se çfarë Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave.’- tha Barasacq.

Ajo tha se ka akoma shumë për të bërë në fushën e reformave veçanërisht në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

‘Ka akoma shumë reforma për të bëre në fusha të ndryshme në atë të qeverisjes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Ritmi i shkëmbimeve dhe marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë është një ritëm që përcaktohet vetëm nga Shqipëria.’- tha diplomatja franceze.

Ambasadorja Franceze në përfundim të mandatit shtoi gjithashtu se në 3  vitet e  saj në Shqipëri marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar jashtë mase, por do donte të bënte më shumë pasi në vitin e parë të mandatit të saj ishte vit pandemie.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë