Ambasadorja gjermane në vendin tonë Carolar Holtkemper ka deklaruar se zgjedhjet e 23 qershorit do jenë një test për politikën shqiptare, ndersa ka vënë theksin në institucionet e pavarura si balancuese të pushteteve. Deklaratat Holtkemper i bëri gjatë një aktiviteti në Dhomën e Tregtisë në Tiranë.

Një test thelbësor tani janë zgjedhjet. Shqipëria deri tani nuk ka pasur zgjedhje vërtet të pakontestueshme, ndoshta vetëm të parat, por zgjedhjet e tjera për një arsye ose tjetër janë kontestuar.

Zgjedhjet e ardhshme do të kenë shumë vëzhgues të huaj, por ajo që është më e rëndësishme janë shqiptarët dhe vëzhguesit shqiptarë, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çfarë është e rëndësishme në procesin e transformimit të vendit janë institucionet e pavarura që kontrollojnë dhe balancojnë pushtetet.

Unë mendoj se nëse Shqipëria ndërmerr një hap të mirë dhe konstruktiv për zgjedhjet dhe ditët që do pasojnë me numërimin dhe çertifikimin e zgjedhjeve, dhe kjo është e qartë, atëherë statusi i vendit kandidat do të jetë i mundur. Zgjedhjet do vëzhgohen me kujdes.