Ambasadorja gjermane: Partitë
politike duhet të bashkpunojnë

Ambasadorja gjermane: Partitë<br />politike duhet të bashkpunojnë
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Muller-Holtkemper, në një intervistë për “Deutsche Welle”, e ka cilësuar vitin 2011-të, si një vit pozitiv për vendin tonë. Ajo ka vlerësuar dialogun politik mes pozitës e opozitës, për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Holtkemper ka vlerësuar gjithashtu hapat konkrete për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Kombëtare dhe Avokatin e Popullit.

“Unë mendoj se viti 2011 shënohet nga një dinamikë më së shumti pozitive. Qeveria dhe opozita kanë arritur të bien dakord me hapat, që do të ndjekin për përmirësimin e rregullores së punës së parlamentit, gjithashtu kanë vendosur të punojnë për reformën elektorale dhe kanë arritur të bëjnë një plan veprimi në përputhje me frymën dhe rekomandimet e Progres Raportit më të fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Deri më tani ka dhe hapa konkretë, për shembull zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Kombëtare, apo dhe për Avokatin e Popullit, ku janë realizuar procedura tejet transparente, në bazë të konkurueshmërisë dhe përshtatshmërisë së kandidaturave. Na mbetet të shpresojmë në vijim që edhe postet e tjera me të njëtën përgjegjesi të mund të përzgjidhen dhe të përcaktohen me të njëjtën transparencë”, është shprehur ambasadorja gjermane.

Gjatë intervistës Holkemper, u ndal dhe tek marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, ndërsa u shpreh se progresi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian varet nga vetë shqiptarët.

“Kriteret e hapit të mëtejshëm për të fituar statusin e vendit kandidat, janë tashmë të formuluara mjaft qartë, transparente dhe të bëra publike në Progres- Raportin e Komisionit Europian. Nga 12 rekomandimet e përpiluara aty, unë do të konsideroja si të shpejta për t’u përmbushur miratimin e ligjeve me 3/5-at, krijimin dhe ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv mes partive politike. Pas këtyre vijnë ato rekomandime, që kanë të bëjnë me kushtet, që kërkojnë një farë kohe për t’u përmbushur, sikundër është ndërtimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit etj. Ne vijojmë në këtë kontekst të jemi të gatshëm që t’i ofrojmë Shqipërisë mbështetjen tonë edhe për këto sektorë kritikë të zhvillimit të vendit, duke e bërë këtë nëpërmjet projekteve të ndryshme, sikundër mund të ishte ai i qeverisjes së mirë etj”, tha më tej ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore