Ambasadorja gjermane:S’ka më
azil! Rama: Ikni me kualifikime

Ambasadorja gjermane:S’ka më<br />azil! Rama: Ikni me kualifikime<br>
Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz, ka deklaruar se do të kthehen në Shqipëri të gjithë azilantët. Në një konference për emigracionin, ambasadorja tha se nëse është e nevojshme do të përdoret edhe forca për të rikthyer në vendin e tyre shqiptarët, si dhe do ju ndalohet hyrja në Gjermani deri në 5 vite.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet. Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo”, u shpreh ambasadorja.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Rama dhe ambasadores Gjermane

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve të udhëtojnë për punë jashtë vendit, por me kualifikime dhe jo duke kërkuar azil.

“Ka pasur debat të madh, çështja e azilkërkimit. Është e vërtetë që shqiptarët u përfshinë, për pamundësi lëvizje normale në tregun e lirë të punës, në valën e azilkërkimit, që arriti kulminacion të madh për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme, dhe u bë shumë zhurmë e spekulime me azilkërkuesit shqiptarë. Pa dashur të justifikojmë fenomenin dhe të vetëdijshëm se fenomeni duhet frenuar me doemos, sot jemi në kushtet kur kemi një rënie drastike të numrit të azilkërkuesve, qoftë për masa e marra në Gjermani apo në vendet e tjera, qoftë dhe vendet konkrete të marra nga qeveria shqiptare. Në 2017, 3 mijë shqiptarëve iu dha mundësi punësimi në Gjermani. Mund të punosh jashtë vendit me kualifikime pa kërkuar azil”, tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament