Ambasadorja greke në Tiranë: Vullneti politik në të dy vendet do na sjellë sukses

Me rastin e ceremonisë së festës kombëtare të Greqisë, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një pritje me personalitete të ndryshme shqiptare te restorant Piazza në kryeqytet.

Aambasadorja greke në Tiranë Eleni Surani është shprehur se Greqia i mirëpret progresit e Shqipërisë edhe është e hapur për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes vendeve.

 “Çdo sukses i Shqipërisë është i mirëpritur nga Greqia.  Duhet të zgjidhim problemet e të heqim stereotipet. Jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe vullneti politik në të dy vendet tona do çojë drejt suksesit”, - u shpreh ambasadorja.

Këto komente vijnë në një moment kur presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka dhënë autorizimin ministrit të jashtëm Ditmir Bushati për të nisur negociatat me Greqinë për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve