Ambasadorja Jacobson bën apel
"Kujdes në numërim të Votave"

Ambasadorja Jacobson bën apel<br />"Kujdes në numërim të Votave"
PRISHTINE - Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka përshëndetur mënyrën se si kosovarët kanë votuar deri në orët e pasdites dhe shpreson për pjesëmarrje më të lartë deri në fund të ditës. Ajo ka kërkuar sjellje të përgjegjshme nga numëruesit e fletëvotimeve.

“Kemi udhëtuar anembanë vendit sot duke vizituar disa komuna. Deri më tani, gjithçka duket të jetë e qetë dhe në rregull, shumë njerëz po vijnë të votojnë. Do të shohim si do të ecin gjërat, por deri tani do të thosha se është mjaft mirë. Shpresojmë të shohim më shumë pjesëmarrje si dhe duam të shohim gjithashtu edhe sjellje të përgjegjshme nga numëruesit”, tha Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson pasi ka vizituar qendrën e votimit të vendosur në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij