Ambasadorja Kim: Shqipëria të marrë parasysh rolin e studentëve, kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit

Ambasadorja Kim: Shqipëria të marrë parasysh rolin e studentëve, kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit

Anbasadorja Yuri Kim gjatë takimit me të rinjtë e Programit LEAD Albania

TIRANË- Për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim të rinjtë kanë aftësinë që të ndihmojnë në të e të ndikojnë në drejtimin e vendit. Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në këtë takim Kim ka diskutuar temat më aktuale në vendin tonë siç janë korrupsioni, reforma në drejtësi, integrimi në Bashkimin Europian e mbi të gjitha mbështetjen që SHBA jep për vendin tonë. Kim ka theksuar se kjo kohë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe nxiti studentët për të marrë parasysh rolin e tyre për ndërtimin e një të ardhme më të ndritur.

“Ambasadorja Kim takoi klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2020-2021. Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, reformën në drejtësi, integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë. Ambasadorja theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se studentët kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit. Ajo i nxiti ata që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur. LEAD Albania është një program për zhvillimin e udhëheqjes, i cili synon të ofrojë përvojë konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë për profesionistë të rinj e të talentuar”, shkruan Ambasada SHBA në Tiranë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës