Ambasadorja Kim takon Kadarenë, e ngazëllyer me shkrimtarin: Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë

Ambasadorja Kim takon Kadarenë, e ngazëllyer me shkrimtarin: Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë

Shkrimtari Ismail Kadare dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me shkrimtarin, teksa zbulon  se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.

Postimi i ambasadores amerikane

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vići: 14/08/2021 19:03

    Të tregoi Rama?! Përse shtetasit Shqipëtar nuk lejohen të kaloin nga teritori Serb!?!,! Pyeteni Ramen , a e di Rama këtë?!,! Unë , personalishtë në Merdare , kam par shtetas të Shqipëris që autoritetet Serbe nuk u lejonin të kalonin tranzit në Serbi!?! E dinë autoritetet Shqipëtare këtë?

    Përgjigju
  • Londer: 14/08/2021 18:05

    Avash o Kimete se e ngrite shume steken. Mund te jete nje shkrimtar i mire, po qe te jete nje nga 'mendimtaret me te medhenj' ne Europe, kjo kurre s'mund te ndodhe...

    Përgjigju
    • axhim: 15/08/2021 15:16

      Nuk po të lenë me fjetë ky mendim për Kadarenë ? Ti nuk e njef mendimin politik as filozofik te Europës he pastaj je një nihilist .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë