Ambasadorja: Vettingu do sjellë
investimet gjermane në Shqipëri

Ambasadorja: Vettingu do sjellë<br />investimet gjermane në Shqipëri
Në kuadër të kujtimit të ditës së bashkimit të Gjermanisë, përfaqësuesja zyrtare e Berlinit në Shqipëri, Susanne Schütz deklaroi se sipërmarrjet gjermane kërkojnë siguri për investimet e tyre dhe nisja e Vettingut është rruga e duhur.
 
“Për sipërmarrjet gjermanë janë me rëndësi siguria ligjore dhe besimi te institucionet, gëzohem se me nisjen e zbatimit të procesit të Vettingut Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur” deklaroi ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.
 
Ndërsa Presidenti Ilir Meta u shpreh në fjalën e tij se Gjermania është garante për projektin evropian, pavarësisht sfidave të shumta që po kalon kontinenti dhe bota.
 
“Gjermania, partner për sigurinë dhe paqen në Ballkan. Ne jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë.  Ju falënderoj për mbështetjen për reformën në drejtësi, e cila do të krijojë një klimë të favorshme për investimet gjermane në Shqipëri” deklaroi ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin