VLORE-Nga qyteti bregdetar gjatë inaugurimit të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh se Bashkimi Europian do të vijojë që të investojë. Ajo u shpreh se Vlora është transformuar në pak vite, ndërsa Shqipëria duhet të arrijë standardet për të vijuar rritjen e numrin e turistëve. Diplomatja e BE tha se numri i turistëve në Vlorë është rritur, por që të rikthehen duhet të ofroni standarde të BE, sidomos kur bëhet fjala për ushqimin, plazhet dhe infrastrukturën.
Jam shumë e lumtur t’u them që disa nga investimet strategjike, si ky impiant apo shëtitorja kanë ndryshuar fytyrën e Vlorës. Ky është një investim i madh për qytetarët e Vlorës. Jam shumë e lumtur që Shqipëria po përjeton një rritje të numrit të turistëve. Që turistët të rikthehen duhet të ofroni standarde të BE, sidomos kur bëhet fjala për ushqim të sigurt, plazhe të pastra dhe infrastrukturë. Më shumë se 90 mln euro janë dedikuar nga BE për trajtimin e ujërave në disa qytete në Shqipëri. Ne planifikojmë të investojmë mbi 50 mln euro në Vlorë, vetëm 15 janë investuar në këtë impiant. Ata që ndotin duhet që të paguajnë koston, kujdesuni për lumenjtë tuaj. Vlora është transformuar në një qytet mjaft të bukur në pak vite.
Romana Vlahutin
I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vendosi theksin te aeroporti i Vlorës, që sipas tij do të garantojë lëvizje drejt Greqisë apo Italisë me çmime më shumë të arsyeshme nga ato që janë sot.
Tri gjerat Jane -:ambasadoret Jane te MAJTE 1)Ambasadoret Jane frikacake2)Ambasadoret EDHE blihen 3)
Përgjigju