Ambasasdorët Lu e Vlahutin takime
90 minutëshe te Basha e Xhafaj

Ambasasdorët Lu e Vlahutin takime<br />90 minutëshe te Basha e Xhafaj
TIRANË -  Ka zgjatur sërish 90 minuta takimi që ambasadorët Vlhutin dhe Donald Lu mbajtën me Fatmir Xhafajn kreun e komisionit të ligjeve në kryesinë e Kuvendit. Besohet se Reforma në Drejtësi mendohet të ketë qënë në qendër të diskutimit mes palëve të cilët më herët gjatë kësaj të marte u takuan edhe me kreun e opozitës në selinë blu.

Ndërkaq komisioni i posacëm i është drejtuar sërish komisionit të Venecias me draftin për këtë reformë e ku bashkë me të janë përcjellë edhe shqetësimet e opozitës për këtë çështje.
 
Një ditë më parë eurodeputetët theksuan rëndësinë e finalizimit të kësaj reforme, pas miratimit të së cilës do t'i hapet drita jeshile negiociatave me BE.

Vlahutin dhe Lu 90 minuta me Bashën dhe Berishën
Për 90 minuta dy ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërsa ishte i pranishëm edhe lideri historik i PD Sali Berisha.
 
Ndonëse nuk bëhen publike detaje të këtij takimi mendohet që në fokus të këtij diskutimi të ketë qenë reforma në drejtësi, një ditë pas mesazheve që dhanë eurodeputetët gjatë vizitës në tiranë ku u takuan me krerët e politikës në vend. Zhvillimet e fundit me sa duket kanë sjellë në një diskutim të gjatë mes ambasadorëve dhe lidershipit të PD në selinë blu.
 
Takimi nuk ishte i njoftuar për mediat dhe pas përfundimit të tij askush nuk u prononcua rreth bisedimeve që zgjati për më shumë se një orë e gjysmë. Prej disa kohësh kreu i PD fton në një tryezë politike kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për reformën në drejtësi, pasi sipas Bashës drafti i PS vë nën kontroll sistemin e drejtësisë nga maxhoranca.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois