Amber Rose ka vetëm tre muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe duket në formë të mirë fizike.

Ajo ka ekspozuar krenare linjat pas lindjes, e veshur me një fustan në ngjyrë pink.

amber rose

Siç duket këngëtarja është kujdesur shumë për veten pas lindjes së fëmijës.

Ajo është fotografuar së bashku me partnerin e saj Wiz Khalifa ditën e djeshme në Beverly Hills, ku kanë dalë për shopping.

amber rose

Sigurisht që nuk ka ngelur pa u vënë re tatuazhi i cili zë pjesën më të madhe të krahut.

Amber ka treguar për mediat e huaja se është ushtruar shumë në palestër në mënyrë që të kurojë linjat e saj dhe për këtë ka falënderuar trajnerin e saj personal.

amber rose

“Është mjaft e vështirë të rikthesh format pas shtatzënisë, pasi për nëntë muaj me radhë stomaku është mësuar me ushqime të shumta dhe është e vështirë ti lësh ato më pas. Unë po punoj akoma për të qenë në formë”, ka thënë Rose.

amber rose

(b.t/shqiptarja.com)