TIRANË - Përdorimi i stërzgjatur i ambienteve me qira për shkak të rikonstruksionit të godinës i ka kushtuar shtrenjtë Bankës së Shqipërisë: 26.5 milionë lekë në muaj, rreth 310 mijë dollarë në vit. Shifra prej 26.5 milionë lekësh në muaj u bë e ditur dje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, gjatë raportimit të akvitetit të këtij institucioni për vitin 2014.
Pesha e këtij shpenzimi arrin në total mbi 2 milionë dolarë, duke parë se Banka e Shqipërisë përdor ambiente me qira që prej vitit 2008. Sejko raportoi në Komision edhe mbi vjedhjen e thesarit, duke theksuar se se ngjarja ndodhi si pasojë e uljes së vigjilencës dhe neglizhencës së strukturave. Ai ju përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve lidhur me rikosntruksionin e hotel Dajtit, ai bëri me dije se pritet vendimi i KKRT-së për nisur punimet.
Biznesi
Për situatën e biznesit, Sejko theksi nevojën e ndërmarrjes së reformave të duhura, për të përmirësuar klimën e biznesit, për të thithur investimet e huaja. Rritja ekonomike, sipas tij, mbetet në dorën e qeverisë dhe në reformat e saj për të përmirësuar klimën e biznesit dhe shtimin e investimeve të huaja. “Në rast se reformat strukturore të qeverisë do të bëheshin në drejtimin e duhur do të kishte një përmirësim të klimës së biznesit dhe në veçanti të investimeve të huaja. Nëse ne thithim investime të huaja, kjo do të kishte një impakt jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë shqiptare, e cila më pas do të korrelohej dhe do të ishte e koordinuar me ndikimin e sistemit financiar”,- tha Sejko.
Norma e interesit
Sa për uljen e normës bazë të interesit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, theksoi se ulja e saj i ka kursyer bizneseve dhe individëve që kanë kredi një kosto vjetore deri në 1 për qind të prodhimit kombëtar. “Me një llogari të përafërt, nga ulja e normës së interesit biznesi dhe qytetarët që kanë kredi kursejnë 82 milionë euro në vit, që mund t’i përdorin për qëllime të tjera”, tha Sejko. Kjo ka qenë një politikë e qëllimshme e Bankës së Shqipërisë për të nxitur konsumin dhe kreditimin e ekonomisë.
“Kemi vënë re që kredia në lekë është rritur konsiderueshëm pra ka arritur një raport deri në nivelin 40 % në raport me 60 % në kredinë në valutë dhe ritmet e rritjes së kredisë në lekë kanë vazhduar dhe janë në trend rritës kundrejt kredisë në valutë, e cila ka ardhur në rënie. Ky konsiderohet një element pozitiv. Inflacioni si fakt ka qenë shumë shqetësues në muajin dhjetor të vitit të kaluar që ishte në nivelin 0.9% dhe në këto dy tre muaj të parë të këtij viti kemi vënë re një rritje të inflacionit”,- tha Sejko.
Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com