Ambulanca u fut kundravajtje! Përplaset me 'BMW X5' në Sarandë, plagosen 3 persona, në gjendje të rëndë infermierja (Pamjet)

SARANDË- Një ambulancë është përplasur me një automjet në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:21 të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, ku një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues 54 vjeçarin Aleko Kajon, është aksidentuar.

Mësohet se ambulanca ka qenë duke ecur në një rrugë kundravajtje dhe përplasja ka ndodhur në kryqëzim.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur infermierja e ambulancës, 57 vjeçarja Adelina Rizvani, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa janë plagosur lehtë edhe shoferi i ambulancës, si dhe drejtuesi i makinës tip "BMW X5" 24 vjeçari Kosta Kaçi. Në makinë udhëtonin edhe dy persona të tjerë përveç Kaçit, të cilët nuk kanë marrë plagë.

Mjeti "BMW X5" me targa angleze ka përfunduar brenda lokalit, ndërsa ambulanca ka përfunduar në bordurën afër lokalit. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se infermierja Adelina Rezvani ishte thirrur në orën 02:00 në një operacion lindjeje në maternitetin e Sarandës. Pas operacionit ishte duke u përcjellë për në shtëpi me një autoambulancë të urgjencës së spitalit. Ambulanca ka hyrë në një rrugë kundravatje për të udhëtuar rreth 250 metër, deri sa ka dalë në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë