Projekti i parë fitues i konkursit “Ide të gjelbra 2014”, i paraqitur nga organizata Tirana Ekspres, është konkretizuar në Kepin e Rodonit. Falë mbështetjes së AMC, “Eko Kamp Atlantid Beach” synon të krijojë shërbime turistike në plazhin e quajtur Atlantid, i cili gjendet në bregdetin e komunës Ishëm. Eko-Kampi siguron akomodim në çadra, të cilat janë punime artizanale me materiale të riciklueshme.
Si një kamp tërësisht ekologjik, aty ofrohet vetëm ushqim 100% bio, i shërbyer në një platformë të ndërtuar me materiale druri të riciklueshme.
Redaksia online
/Shqiptarja.com
Si një kamp tërësisht ekologjik, aty ofrohet vetëm ushqim 100% bio, i shërbyer në një platformë të ndërtuar me materiale druri të riciklueshme.
Redaksia online











