Amendamentet e PD, Balla:
Lojë qesharake e Bashës

Amendamentet e PD, Balla:<br />Lojë qesharake e Bashës<br>
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës për buxhetin që pritet të diskutohet nesër në Kuvend.

Balla shprehet se kur diskutohej buxheti në komisione dhe kur u miratua në Kuvend në parim, Basha thoshte se buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafias së drogës, por sot shton ai ‘kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit u kujtua të bëjë amendamente”. Kryetari i grupit të socialistëve i cilëson lojë qesharake 16 amendamentet e PD.

PD depozitoi sot 16 amendamente në Kuvend nga rritja e pagës te shpërblimet dhe ulja e TVSH, që pritet të sjellin debat të fortë nesër në seancë.

Reagimi i Taulant Ballës
Lulzim Basha pasi e ka ngatërruar Partinë Demokratike në një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, sot e ngatërroi përsëri partinë në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018.

Kur Buxheti erdhi në Kuvend Lulzim Basha tha se PD nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e buxhetit dhe u larguan nga mbledhja. Gjate javëve që Buxheti shqyrtohej në komision apo kur Buxheti u votua në parim në seancë, Lulzim Basha tha se Buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafias së drogës, madje rrëshqiti deri në pikën sa akuzoi edhe bankat.

Ndërsa sot, kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit dhe të amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, Lulzim Basha u kujtua të bëjë amendamente. Ose më saktë dikush i’a kujtoi, sepse dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetëm para kamerave për të larë gojën duke vënë në punë pllakën e gramafonit të vjetër të Saliut.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje