Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, bëri ditën e shtunë një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, por asnjë detaj nuk ishte bërë publike nga të dyja zyrat presidenciale se për çfarë ishte biseduar.
Gjatë ditës së sotme zëdhënësi i Kremlinit ashtu edhe si ai i Washingtonit, kanë deklaruar se mes dy presidentëve është rënë dakord për një bashkëpunim në luftën kundër të ashtuquajturit, Shtet Islamik.
Gjithashtu mes Trump dhe Puti-n është arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi për arritjen e paqes së përhershme në Siri.
Kjo është hera e parë që presidenti rus dhe ai amerikan flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë me njëri- tjetrin, që nga inaugurimi i Donald Trump si presidenti i SHBA-së.
Ndërkohë zyrtarët amerikanë janë shprehur se shpresojnë se bisedimet Trump-Putin të përmirësojnë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë.
Gjatë bisedës telefonike e cila zgjati pothuajse një orë as njëra prej palëve nuk i ka përmendur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ose zbutjen e tyre.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com