Amerika do t'i kthejë Vatikanit letrën e vjedhur të Kristofor Kolombit

Amerika do t'i kthejë Vatikanit letrën e vjedhur të Kristofor Kolombit

E pikturuar letra e Kristofor Kolombit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se do t’i kthejnë Vatikanit kopjen e letrës së shkruar në shekullin e 15-të nga Kristofor Kolombi, në të cilën zbuluesi rrëfen për familjen mbretërore të Spanjës, zbulimin e Amerikës.

Letra është përkthyer në latinisht dhe disa kopje të saj janë shpërndarë në të gjithë Europën.

Letra e Kolombit e shkruar më 1493 do t’i kthehet Librarisë së Vatikanit, e cila u përshkrua si “shtëpia e duhur për letrën”. Libraria e Vatikanit pranoi një kopje në vitin 1921, mirëpo në vitin 2011, një ekspert zbuloi se letra ishte falsifikuar dhe ishte përdorur si zëvendësim gjatë vjedhjes.


(Pikturë në Madrid ku shfaqet Kristofor Kolombi)

Kopja e vjedhur ishte gjetur në qytetin amerikan, Atlanta, ku ishte arritur pasi një amerikan e kishte blerë atë nga një tregtar, në vitin 2004, pa vetëdijen se ajo ishte vjedhur.

Kjo do të jetë letra e tretë e shkruar nga Kolombi që është vjedhur dhe kthyer, një u kthye në Firenze dhe një tjetër në Barcelonë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë