Amerikanët po vdesin nga ilaçet
opioide,Trump: gjendje emergjence

Amerikanët po vdesin nga ilaçet<br />opioide,Trump: gjendje emergjence<br>
Presidenti i SHBA, Donald Trump shpalli emergjencën e shëndetit publik në Amerikë si pasojë e rritjes së varësisë dhe ovërdozës nga ilaçet opioide.

Trump njoftoi një plan për të synuar ndalimin e abuzimit me opioidet, të cilat vrasin më shumë se 140 amerikanë çdo ditë.

“Kjo epidemi është një emergjencë shëndetësore kombëtare. Askush nuk e ka parë se çfarë po ndodh deri tani. Si amerikanë nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha Trump gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, i rrethuar nga persona që kishin humbur të afërmit e tyre për shkak të varësisë opioide.

Trump i bëri thirrje çdo amerikani të përfshihet në këtë luftë pasi sipas tij ky problem do të kërkojë punë në shumë fronte.

Hapi i parë është marrë duke filluar një fushatë publicitare, e cila paralajmëron të rinjtë që të përpiqen të gjejnë mjekime kundër dhimjes që nuk shkaktojnë varësi, është një prej iniciativave

Trump theksoi se kur të takohet me presidentin kinez, Xi Jingping gjatë udhëtimit të tij të radhës në Azi, ai do të ngrejë problemin e produkteve opioide që prodhohen në Kinë dhe eksportohen drejt SHBA-së.


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore