Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë

Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë

Foto ilustruese

Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Falenderimeve që festohet çdo vit, të enjten e fundit të nëntorit. Kjo festë e ka origjinën në vitin 1621, kur evropianët e vëndosur në Shtetet e Bashkuara u ulën për të darkuar së bashku me banorët indigjenë të Amerikës në qytetin Plymouth në shtetin e Masaçusets.

Megjithëse amerikanët tani e festojnë Ditën e Falenderimeve të enjten e katërt të nëntorit, historianët nuk mund ta përcaktojnë datën e saktë se kur u festua për herë të parë Dita e Falenderimeve.

Sipas ekspertëve, ushqimet që u shtruan në darkën e parë të Falenderimeve ishin ndryshe nga gjeli i detit, patatet e skuqura dhe misrat e zierë, gatimet e njohura sot si trandicionale të kësaj feste.

Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile, Dita e Falënderimeve u bë një festë kombëtare. Presidenti Abraham Lincoln nxiti idenë për një Ditë Falenderimesh për arsye strategjike.

Një grua me emrin Sarah Josepha Hale, redaktore e një reviste për gratë, ndikoi për të bindur Presidentin Lincoln se një festë kombëtare për dhënien e Falenderimeve do të ndihmonte të bashkonte vendin e dërrmuar nga lufta.

Sot, trashëgimtarët e banorëve autoktonë të Amerikës e shënojnë ditën e Falenderimeve në mënyra të ndryshme. Disa e konsiderojnë atë një ditë zie duke pasur parasysh kolonizimin e shpejtë dhe zhvendosjen e anëtarëve të fisit të tyre. Të tjerë mblidhen me familje, por pa patur në mendje pelegrinët./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë