Amerikanët i tremben Trumpit 
protesta në Arizona dhe New York

Amerikanët i tremben Trumpit <br />protesta në Arizona dhe New York
Protesta kundër aktiviteteve elektorale të kandidatit republikan për President të SHBA, Donald Trump, ka patur edhe në Arizona e  New York. Protestuesit në Arizona u përpoqën të pengonin një nga aktivitetet e Trump-it pranë kufirit me Meksikën duke lënë makinat e tyre në mes të rrugës dhe duke bllokuar trafikun.

Gjithashtu, protestues kundër miliarderit u tubuan edhe para Kullave "Trump" në New York. Protestat kundër Trump vijnë dy ditë para votimeve të "super të martës".

Një javë më parë, Donald Trump anuloi fjalimin në Çikago pas protestave të dhunshme kundër tij nga ana e pjesëmarrësve, që përfunduan në përplasje fizike. Qindra protestues u mblodhën në Universitetin e Illinoisit disa orë përpara mbërritjes së miliarderit amerikan.
 
Ata u përleshën me mbështetësit e Trump në mjediset e sallës ku pritej të mbahej fjalimi, ndërsa thërrisnin emrin e kandidatit demokrat Berni Sanders. Protestuesit mbanin në duar pankarta me shkrime kundër deportimit të emigrantëve, apo shkrime “Trump = Urrejtje”.
 
Donald Trump është vënë shpeshherë në shënjestër të kritikave për deklaratat e tij kundër besimtarëve myslimanë, emigrantëve apo ndërtimit të murit me Meksikën.
 
Donald Trump vazhdon të kryesojë garën brenda republikanëve për të qenë ai kandidat për President të SHBA, në zgjedhjet që zhvillohen në nëntor të këtij viti.
 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit