Amerikanët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID mund të lëvizin pa maskë. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur që të hiqet maska për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.
Agjencia qeveritare tha se njerëzit duhet të mbajnë ende maska në hapësira të mbyllura, të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe transport masiv. Njoftimi vjen ndërsa rastet e reja kanë vazhduar të bien në nivelin më të ulët që nga shtatori i kaluar, vdekjet kanë rënë në norma që nuk janë parë që nga prilli i vitit 2020 dhe shkalla e pozitivitetit është në pikën më të ulët që nga fillimi ipandemisë.
Rreth 154 milion amerikanë, më shumë se 46% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Më shumë se 117 milion Amerikanë janë plotësisht të vaksinuar.

Komente

