Amerikanët trajnojnë politikën për
zbatimin e ligjit të dekriminalizimit

Amerikanët trajnojnë politikën për<br />zbatimin e ligjit të dekriminalizimit
TIRANE - Në pritje që Knut Flekenstain dhe Eduard Kukan të vijnë e të kërkojnë llogari për zbatimin dekriminalizimit, PD dhe PS i futen punës për ta bërë efektiv këtë ligj. Kjo do të ndodhë në mars, pasi Kuvendi të miratojë aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm.

Oerd Bylykbashi , ish-kryetari i komsionit të posacëm që hartoi ligjin i ka kërkuar asistencë amerikanëve për të konkretizuar një hetim zyrtarësh të lartë sipas stilit të FBI-së. Për këtë arsye ambasadori Donald Lu i solli perosnalisht ekpertë të ambasadës të cilët do të ndihmojnë atë, Taulant Ballën dhe Luan Ramën për të draftuar aktet nënligjore.

“Meqënëse jemi në kuadër të procesit të aplikimit të ligjit të dekriminalizimit po përpiqemi të mësojmë nga përvoja më e mirë për ta bërë atë standardin më të mirë në Shqipëri”, tha Luan Rama i LSI-së.



“Brenda muajit shkurt, maksimumi mesi i muajit mars t’i kemi gati t’i kalojmë në Parlament, që të japë rezulatet e pritura nga i gjithë publiku. Nuk ka asnjë dyshim që fakti që të gjitha çështjet e hedhura në ligj, që janë detyrime për tu deklaruar nga personat që hyjnë në inçidencën e ligjit janë kaluar me konsensus”, është shprehur Taulant Balla, PS.



“Partia Demokratike falenderon Ambasadorin Lu  dhe ambasadën e SHBA për ndihmen dhe mbështetjen në këtë proces të rendësishëm dhe konfirmon angazhimin për ta çuar deri në fund procesin e dekriminalizimit qe ajo nisi më shumë se dy vjet më parë” thuhet në deklaratën për mediat"- tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois