AMF: Bonot e thesarit dominojnë tregun e letrave me vlerë të qeverisë
TIRANE, 24 Tetor/ATSH/- Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 u dominua në masën 73.11% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 26.89% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Sipas statistikave zyrtare te publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, 84.90% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar […]
/ATSH/- Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 u dominua në masën 73.11% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 26.89% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Sipas statistikave zyrtare te publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, 84.90% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 flasin për një dominim të transaksioneve "blerje në tregun primar" dhe "shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 67.99% dhe 16.47% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.40% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Transaksioni i llojit "shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-shtator 2015, ka pasur një rritje prej 45.20 milionë lekë ose 0.84% krahasuar me janar-shtator 2014 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 6.37%.
Ndërsa transaksioni i llojit "blerje para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-shtator 2015 ka pasur një ulje prej 319.86 milionë lekë ose 14.19% krahasuar me janar-shtator 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 16.23%.
Krahasuar me janar-shtator 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 274.66 milionë lekë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.6%
-
Shëndet
73.1%
-
Mirëqënia
18.3%
Vota total: 301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Spektakël fishekzjarresh në Sarandë, qyteti bregdetar shkëlqen nga ngjyrat dhe dritat
1 Janar, 01:11
-
Lushnja mbulohet nga tymi i fishekzjarreve, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta
1 Janar, 01:07
-
Edhe Gjirokastra pret ndërrimin e viteve me fishekzjarre, por pak atmosferë
1 Janar, 01:03
-
Ndërrimi i viteve/ Mjegulla zbeh festën e fishekzjarreve në Kukës
1 Janar, 01:00
-
Edhe Lezha në festë fishekzjarresh për 2025, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta!
1 Janar, 00:55
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Edhe Korça i bashkohet festës së ndërrimit të viteve me fishekzjarre, pavarësisht temperaturave
1 Janar, 00:43
-
Vlora pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh dhe festë
1 Janar, 00:37
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31