TIRANE, 16 Shkurt/ATSH/- Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit në fund të 2014-ës është 32,669, bën të ditur Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.
Gjatë vitit 2014, sipas AMF-së, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve "Raiffeisen Prestigj" dhe fondi i investimeve "Raiffeisen Invest Euro".
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në fund të vitit 2014, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti mbi 63.74 miliardë lekë me një rritje prej 26.64% krahasuar me vitin 2013.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare të cilët përbëjnë 76.12% të aseteve të fondeve, me rritje prej 14.94% krahasuar me 2013-ën./a.gjonaj/f.n/