Nis puna për zbulimin e plotë të Amfiteatrit të Durrësit, do kryhet studimi gjeologjik! Gërmimet prekin 11 banesa, shpronësim nga shteti

Pas vendimit të qeverisë për shpronësimin e banorëve në zonën ku gjendet Amfiteatri i Durrësit, Ministria e Kulturës mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka nisur punën për zbulimin e plotë të Amfiteatrit.

“Ka ardhur një kompani që po bën studimin gjeologjik të shtresave nëntokësore”, tha drejtori i monumenteve, Alban Ramohitaj.

Aktualisht në terren ndodhen gjeologët e kompanisë së kontraktuar nga Ministria e Kulturës të cilët po kryejnë studimin e formacionit të nëntokës deri në 30 m thellësi për të përcaktuar raportet ndërmjet objekteve arkeologjike me nëntokën. Mbi bazën e kësaj harte, do të nisin gërmimet nga arkeologët për të zbuluar plotësisht Amfiteatrin.

“Edhe 6 ditë të tjera do qëndrojnë gjeologët dhe pasi të mbarojë studimi gjeologjik do të vijnë arkeologët për të bërë gërmime në Arenë. Ata do të kenë më të qartë se deri ku do të shkojnë gërmimet për zbulimin e plotë të Amfiteatrit”, shpjegon Ramohitaj.

Për realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i Parkut Arkeologjik Durrës” do të shemben 11 shtëpi brenda 3 muajsh. Një fond prej 89 milionë lekësh është vënë në dispozicion për shpronësimin e pronarëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tuti: 26/03/2023 09:08

    hajd me shume leke per te vjedhur drejtorat......lum si drejtorat qe kane nga 20 vjet qe rrin drejtora

    Përgjigju
  • Eri: 25/03/2023 16:19

    Kujdes me shkrimet e lashta te gjetura! Nuk duhet tu lihen te huajve se jane shqip megjithese ne alfabete Pellazge qe u pervetsua nga greket. Nuk duhet te bejme gabim si ne Apolloni, Bylis apo Butrint. Te shqyrtohen Nje here nga opinion gjuhesor vendas pastaj te publikohen per te huajt qofshin keto me te miret ne bote. Shqipja ka qene gjalle edhe para 3000 vitesh por ne forme tjeter.

    Përgjigju
    • Ermali: 25/03/2023 19:10

      Alfabeti ishte fenikas jo pellazg. Per cilat shkrimet e lashta e’ke fjalen? Sepse 5% e popullsise ne boten e lasht,,ishte ne gjendje te lexonte dhe te shkruante.

  • Pompeo Magno: 24/03/2023 22:23

    Dyrrachium Caput mundi! Duhet largPamësi e pumë për të nxjerrë në Dritë të gjitha Shtresat e Historisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale