Amarda Toska qysh prej kohës që ka mësuar se është shtatzënë ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

Dalje të pakta në faqet e shtypit rozë, për të mos thënë aspak gjatë këtyre muajve të fundit.

amarda toska

Prezantuesja e njohur ka preferuar ta kalojë e qetë këtë fazë të rëndësishme të jetës së saj. 

Ami tashmë është plot shtatë muajshe shtatzënë dhe në festën e 2 vjetorit të revistës Harmony është shfaqur më e lumtur se kurrë.

amarda toska

Madje në ato dy fjalë që kemi shkëmbyer me bukuroshen e ekranit kemi mësuar se gjithçka deri tani ka shkuar normalisht dhe qetë.

Ami nuk e ka fshehur që është e lumtur dhe këtë e ka ndarë edhe me mikeshat që e kanë kaluar këtë eksperiencë si Jonida Maliqi etj.

amarda toska

Çifti i njohur Ami dhe Ermali, prej kohësh kanë dëshiruar të jenë prindër të një fëmije dhe në këtë moment të dy ndihen të bekuar nga zoti me dhuratën më të bukur.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)