Ami për Ermalin: Ka qenë xheloz
për gjëra koti, kalonte dhe cakun

Ami për Ermalin: Ka qenë xheloz<br />për gjëra koti, kalonte dhe cakun
Moderatorja Amarta Toska e ftuar në emisionin “Thumb” ka folur për marrëdhënien e saj me Ermal Mamaqin. Ami tregon se në fillimet e marrëdhënies, çifti ka qenë shumë xheloz për njëri-tjetrin.
 
“Ermali ka qenë shumë xheloz për gjëra koti, madje e kalonte edhe cakun,  unë me qetësinë time e çmendja. Bëhesha xheloze por nuk kam qenë si ai,”-tregon Ami.
 
Ajo mbetet sërish e bukur si herën e parë kur ka dalë në ekran dhe sigurisht e preferuar dhe nga meshkujt. Për këtë arsye, pavarësisht se është e martuar dhe nënë e një fëmije, Ami tregon se  meshkujt ende e ngacmojnë atë.
 
Gazetarja: Të gjuajnë ende meshkujt?
Ami: Po, është normale
 
Përveç marrëdhënies me bashkëshortin e saj Ermalin, Ami ka folur edhe për raportin që ka me vjehrrën, kunatën. Ajo shprehet se ka një marrëdhënie normale si çdo nuse- vjehërr, dhe jo të shkëlqyer siç shumë e mendojnë..
 
“Jo, nuk do them që kam një marrëdhënie të shkëlqyer. E kam vjehrrë. Ajo është nëna e Ermalit. Kam marrëdhënie shumë të mirë, nuk jemi mikesha, nuk bëjmë shopping bashkë. Ne jetojmë në shtëpi të veçanta dhe kemi marrëdhënie korrekte…” – tha Ami. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh