Amila, vogëlushja 4 vjeçare që imiton të famshmit

Amila Ismolli është vetëm 4 vjeç por i pëlqen shumë të pozojë përpara blicit të aparatit fotografik. Shumë lozonjare dhe e dashur, Amila ka filluar që tani të bëhet pjesë e rrjeteve sociale të cilat menaxhohen nga mamaja e saj Ladiola. E veçanta e bukuroshes 4 vjeçare është se ajo përpiqet që të imitojë të famshmit, prandaj vishet dhe pozon njëlloj si ata. Në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli, mamaja e saj na ka treguar se, Amila duket si një fëmijë e urtë, por që në fakt është një uragan i vërtetë. Shumë e shkathët dhe lajkatare, Amila që tani e di se kur të rritet do të bëhet e famshme dhe për këtë mbështetet dhe nga mamaja e saj Ladiola e cila na tregon se si nisi pasioni dhe dëshira e Amilës për të rikrijuar fotografitë njëlloj si personazhet e famshëm shqiptarë.

E gjitha nisi me prezantuesen Alketa Vejsiu. Amila kishte një pëlqim për Alketën dhe unë një ditë vendosa ti tregoj fotot e Alketës në Instagram. Duke parë fotografitë Amila pëlqeu një ku Alketa kishte një veshje si të Amilës. Ajo e vuri re këtë gjë, kurse unë vendosa ti bëja një kombinim të dyjavë bashkë dhe nga kjo lindën më pas personazhet e tjerë të show-bizit. Zgjedhja e personazheve bëhet edhe në bazë të rrobave që ka Amila.

Ladiola Ismolli, mamaja e Amilës

Ladiola sot sheh tek vajza e saj vetveten dhe është duke plotësuar tek e bija ëndrrën që ajo vetë nuk mundi ta realizonte.

Unë kam filluar ta aktivizoj që tani. E kam future në balet, në kopështin ku ajo shkon. Shpresoj shumë që ta shoh sa më lart dhe ëndrrën që kam pasur tek vetja ta realizoj tek Amila, te jetë pjesë e ekraneve jo vetëm shqiptare por edhe botërore.

Ladiola Ismolli, mamaja e Amilës

Edhe pse është vetëm 4 vjeç Amila e cila ka një ditë të tejmbushur me aktivitete , shkon në kopësht e në balet, por sërish gjen kohë që së bashku me mamanë të përzgjedhin një personazh të njohur dhe të bëjnë një fotografi të ngjashme me ato të postuara në instagram apo rrjete të tjera sociale.

Amila dhe mamaja e saj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë