“Shtyrja e afatit duhet të bëhet nisur kjo edhe nga neglizhenca e sipërmarrjeve pasi ka pasur një reagim të vonshëm të tyre. Edhe vetë amnistia në momentin kur u miratua ishte e çorientuar” ka theksuar Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. “Shpresojmë që kërkesa e sipërmarrësve të merret parasysh. Shtyrja e afatit të amnistisë fiskale duke marrë pjesë edhe ministria e financave por edhe organizatave të biznesit për të qënë më aktive do të sjellë që ky proces të ketë sukses”.
Afati i fundit i amnistisë fiskale është 31 dhjetori i këtij muaji. Më parë ministri i financave Ridvan Bode deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të afatit pavarësisht se nuk u arrit synimi.
