TIRANE- Fillimi i nismës për dhënien e amnistisë së disa të dënuarve që vuajnë dënimin e tyre në dhjetëra burgje shqiptare, synon z’brazjen e qelive dhe mbushjen e tyre me rreth 200 shtetas shqiptarë që janë arrestuar dhe dënur në Angli.

Bëhet fjalë për trasferimin e këtij numri shqiptarësh, të cilët do të vuajnë dënimin e marrë nga drejtësia Angleze në Shqipëri.

Lajmi për “Shqiptarja.com”, konfirmohet nga burime pranë prokurorisë, të cilat thanë se ekziston një marrëveshje e firmosur pak ditë më parë nga kryeprokurori Llalla dhe përfaqësues të autoriteve angleze për transferimin e këtij grupi të dënuarish në Shqipëri. Një marëveshje të tillë, Shqipëria ka nëshkruar dhe me Italianë dhe Greqinë, ku shtetas Shqiptarë të dënuar në vendet respektive ekstradohen në vendin tonë, duke vuajtur dënimin në burgjet shqiptare.

Inspektimi në burgje
Mësohet se në kuadër të kësaj marrëveshje për transferimin në Shqipëri të rreth 200 shqiptarëve të dënuar në Angli, një grup specialistësh Anglezë, kanë inspektuar disa nga burgjet e sigurisë së lartë në vend. Inspektimi është kryer në burgun e Peqinit, Korçës dhe Fushë-Krujës, institucione këtë që cilësohet si burgje të sigurisë së lartë. Synimi i vizitave të anglezëve në burgje ka qënë verifikimi nga afër i kushteve dhe masave të sigurisë, pasi kërkohet që 200 shqiptarët që cilësohet me rrezikshmëri të lartë, të vujanë vërtet dënimin e marrë nga gjykatat Angleze. Shqiptarët janë shpallur fajtorë për veprat penale të trafikut të drogës, grabitje me armë, prostitucion, vrasje,përdhunime, akuza këto që cilësohen si tepër të rënda nga legjislacioni anglez.

949 jashtë kapacitetit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton janë fiks 949 të dënuar mbi kapacitetin aktual të burgjeve. Sipas kësaj drejtorie për shkak të mbipopullimit, ministria e Drejtësisë para pak ditësh paralajmëroi amnistinë dhe lirimin e qindrave të burgosurve, të dënuar për vepra të lehta. Ndërkohë ministria e Drejtësisë ka përpiluar një projektligj mbi amnistinë i cili është dërguar për konsultim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prokurorisë së Përgjithshme e më pas do kalojë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave.

Ministria e Drejtësisë, në konsideratë të të gjithë argumentave të sipërpërmendur, çmon se kjo është periudhë e përshtatshme për të paraparë mundësinë e dhënies së amnistisë për të dënuarit. Sipas ministrisë nisma ligjore për një amnisti është shumë e rëndësishme në drejtim menaxhimit të drejtë të fondeve buxhetore dhe funksionimit brenda standarteve të sistemit të burgjeve.

 
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)