Amnesty: Autoritetet shqiptare
dështuan me romët
Totozani: Kthehuni në çadra
KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje

Amnesty: Autoritetet shqiptare<br />dështuan me romët<br />Totozani: Kthehuni në çadra<br />KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje
TIRANË – Amnesti International jep alarmin se për vite të tëra autoritetet shqiptare kanë dështuar me premtimet e tyre kombëtare apo ndërkombëtare për strehimin dhe të drejtat e komunitetit rom si dhe të gjitha komuniteteve të rrezikuara në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare drejtori për Europën dhe Azinë Qëndrore, Jezerca Tigani tha se zgjedhjet e përkohshme s’mund të jenë zgjidhje.
“Autoritetet shqiptare duhet menjëherë të ofrojnë strehim të përshtatshëm për rreth 35 familjeve rome që përballen me dëbimin e pashmangshëm të detyruar ose janë dëbuar me forcë tashmë. Kjo është rezultat i dekadave të dështimit nga ana e autoriteteve për të siguruar strehim të përshtatshëm për romët dhe grupet e tjera të rrezikuara në Shqipëri, pavarësisht obligimeve të tyre kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha zyrtari i lartë i AI.

Amnensty International përshkruan rrugëtimin e familjeve romëve që prej dëbimit të tyre të parë në zonën e Babrrusë e deri tek largimi nga zona e Liqenit Artifitical në kryeqytet. Sipas tyre, më 21 janar 2012 zyrtarë të bashkisë së Tiranës i kanë kërkuar atyre të largohen nga Liqeni, por duke mos u ofruar asnjë alternativë tjetër strehimi. Pas mbërritjes së buldozerëve 16 prej këtyre familjeve u larguan për tu rikthyer sërish më datë 27 janar ku kanë ngritur sërish çadrat.

10 familje të tjera pas përplasjeve me ministrinë e punës dhe shanseve të barabarta u vendosën në ambientet e Avokatit të Popullit, pas ftesës së këtij të fundit, ku gjetën ujë dhe kushte të tjera normale jetese.
Sipas përfaqësuesve të Amnesty Intenational në Shqipëri autoritetet shqiptare po dhunojnë ligjet ndërkombëtare duke lënë pa strehë fëmijë e të rritur.

”35 familje rome kanë nevojë urgjente për një strehë. Një shkollë e mesme nuk është banesë e përshtatshme për ta dhe për më tepër nuk mund të shihet si formë kompensimi pas shkatërrimit të çadrave dhe humbjes së gjithçkaje ata kishin. Dhe sigurimi i tyre është detyrë e autoriteteve”, deklaron Amensty International.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi