Amnesty International: Franca ka
shkelur të drejtat e refugjatëve

Amnesty International: Franca ka<br />shkelur të drejtat e refugjatëve
FRANCE-Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International,  nëpërmjet një raporti ka bërë të ditur se Franca, ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e refugjatëve.
 
Sipas raportit, shteti francez ka penguar hyrjen në Francë të 70 përqind të refugjatëve, të cilët tentuan të hynë nga Italia  gjatë vitit 2016.
 
Kjo praktikë tregon se autoritetet, me një taktikë të vetëdijshme, kanë penguar që refugjatët të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe janë përpjekur ta frenojnë hyrjen e tyre në vend”,  shkruhet në raportin e publikuar nga Amnesty International.
 
Në raport thuhet se gjatë kontrolleve kufitare është shkelur  e drejta e aplikimit për azil, ndërkohë i është bërë thirrje gjyqësorit francez për të ndërhyrë në këtë situatë.
 
Sipas të dhënave të këtij raporti, një pjesë e konsiderueshme e personave që u është refuzuar e drejt e kërkimit të azilit kanë qenë refugjatë nga Sudani, Afganistani dhe Eritrea.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital