Amnesry International është grupi që mbron të drejtat e njeriut.
Sipas këtij grupi, Presidenti Trump bën veprime që shkelin të drejtat e njerut në SHBA dhe jashtë.
Në raportin e saj vjetor, të titulluar Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë, organizata e vuri Trumpin në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.
“Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, u shpreh Salil Shetty, udhëheqës i Amnesty International.
Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trumpit, për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane, ka qenë një “veprim transparent i urrejtjes”.
e.gj/Shqiptarja.com