TIRANE - Akuza e Amnesty International është e qartë dhe direkte: “Shqipëria vazhdon të dështojë në udhëheqjen dhe drejtimin e vendit”. Jezerca Tigani, numri dy i Amnesty për Europën, tha sot në një intervistë për edicionin e Zërit të Amerikës në shqip se në raportin e vitit 2012 të organizatës me famë botërore për të drejtat e njeriut “për Shqipërinë mesazhi kryesor është: duhet t’i jepet fund menjëherë këtij dështimi të udhëheqjes”. Sipas zonjës Tigani, kjo mungesë drejtimi nga strukturat shtetërore pasqyrohet “në korrupsionin dhe mungesën e paanshmërisë në çdo pjesë të jetës së përditshme”.
Ajo më pas u ndal në problemet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave dhe atë në familje. “Ka pasur disa hapa pozitivë si kalimi i ligjit për dhunën në familje – tha Tigani – Ky për ne ka qenë një hap shumë pozitiv”. Ajo vlerësoi shumë hapjen në vitin 2011 për herë të parë të strehës për gratë e dhunuara në familje. “Por kanë kaluar 6 muaj dhe kemi raporte të këqija se si kjo strehë po punon në Tiranë”, tha Tigani.
Ajo theksoi se “kur Amnesty filloi të punonte me shoqërinë [shqiptare] për dhunën në familje ishte shumë e vështirë. Vitet e fundit ka pasur një përmirësim shumë të madh. Duket një emancipim i shoqërisë”, tha Tigani.
KOSOVA NEN SERBINE
Edhe këtë vit, në raportin e Amnesty International, Kosova rezulton nën republikën e Serbisë dhe jo si shtet më vete. Kjo pasi “Amnesty nuk ka marrë asnjëherë ndonjë pozitë mbi pavarësinë e Kosovës të shpallur në 2008”, tha Tigani.
Duke folur për të drejtat e njeriut në Kosovë, Tigani tha se gjendja atje “është përmirësuar në disa drejtime por në të njëjtën kohë një nga problemet që vazhdon të jetë shqetësim për organizatën tonë është mos ndëshkimi i krimeve të luftës. Ka shumë familje në Kosovë që vazhdojnë të presin për drejtësi, të dinë ku ndodhet trupi i familjarit të tyre”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com