Amnistia, Ahmetaj: Bizneseve e
qytetarëve do u falen 90 mld lekë

Amnistia, Ahmetaj: Bizneseve e<br />qytetarëve do u falen 90 mld lekë
Është shumë pranë miratimit nga Qeveria, drafti i Ministrisë së financave për faljen e detyrimeve të biznesit ndaj tatimeve e doganave.
 
Në një komunikim me gazetarët Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se parashikohet falja e një totali detyrimesh prej rreth 90 miliardë lekësh. Ligji fal plotësisht borxhet para vitit 2010, ndërkohë që i jep mundësi biznesit të përfitojë faljen e gjobave dhe kamatave nëse paguan principalin për borxhet nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014.
 
“Ligji që ne afrojmë për lehtësimin e pagesave dhe të fshirjes së detyrimeve, do afrojmë një instrument shumë të mirë formalizmi dhe unë e besoj këtë”, u shpreh Ahmetaj.
 
Ahmetaj u ndal dhe te një tjetër lehtësi fiskale të ofruar së fundmi për qytetarët, rivlerësimin e pasurive. Ai tha se deri tani janë regjistruar rreth 32 mijë aplikime nga qytetarët, përfitimi i të cilëve nga ky proces pritet të shkojë në rreth 180 milionë dollarë.
 
"E shtuar pra në pasurinë e qytetarëve pak më shumë se 1 mld dollarë. Pra qytetarët gjatë këtyre 6 muajve kanë arritur të formalizojnë, të rivlerësojnë në bilancet e tyre familjare pasuri të paluajtshme një vlerë të shtuar, pra plus gati mbi 1 mld dollarë”, tha Ahmetaj.
 
Ai e përkufizoi si mjaft pozitive ekonominë për vitin që sapo u mbyll. Ministri sqaroi se rritja ekonomike është mbështetur në katër shtylla kryesore, si gjallërimi i konsumit, rritja e të ardhurave të disponueshme, rritja e kreditimit, si dhe e investimeve private.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS