Amnistia "fal" edhe të akuzuarit
për blerjen e votave në Korçë

KORCE- Amnistia ka "falur" dhe të akuzuarit për blerjen e votave në Korçë. Bëhet fjalë për skandalin e pagesave për studentët korçarë që studionin në Tiranë për të votuar në vendlindje, i cili është denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Burime pranë Prokurorisë së Korçës thanë se amnistia ka përfshirë të gjitha veprat penale që dënohen deri në dy vite burg.
 
Amnistia përjashton të dënuarit për veprën penale në fushën e zgjedhjeve, por interpretimi që personat e akuzuar nuk janë dënuar ende i përfshinë këta në pikën përgjithësuese të parimit te përgjithshëm që përfitojnë të gjithë ata që kanë kryer vepra penale me dënim deri në dy vjet.
 
Neni 325 i kodit penal për të cilin akuzohen personat e përfshirë në skandalin e zgjedhjeve dënohet nga gjobë deri në dy vite burg.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet