Sipas Bodes, faj për këtë dështim ka pasur edhe opozita, e cila u deklarua kundër amnistisë fiskale.
"Nisur nga situata në të cilën u zhvillua nga mungesa e një konsensusi politik dhe debati të fortë politik dhe nga kundërshtitë të shprehura të opozitës lidhur me këtë nismë, nuk arriti maksimalisht objektivin. Në tërësinë amnistia cliroi qytetarët dhe biznesin nga një sërë detyrimesh dhe nga mënjanimi i një sërë pagesash të rritura për shkak të dinamikës që ka patur tregu i pasurive fikse në Shqipëri", tha Bode.
Ndër të tjera, minsitri i Financave informoi se për shkak të kujdesit që qeveria ka përforcuar ndaj situatës financiare, këtë fundvit nuk do të ketë shpërblime për pensionistët.
Kreu i Financave i bëri këto deklarata në Panairin e Verës Shqiptare, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë.