Amnistia Fiskale,
Nuredini: Falen 5 miliardë

Pas vendimit të qeverisë për të shtyrë edhe për 3 muaj të tjerë afatin e amnistisë fiskale bizneset kanë filluar të përfitojnë nga amnistia fiskale.

Në një pronocim për televizionin News 24 nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Bujar Nuredini u shpreh se deri tani falja kishte arritur në një shumë prej 5 miliardë lekësh.

“Ka një fluks të jashtëzakonshëm. Të gjithë bizneset e kanë kuptuar që kjo është në ndihmën e tyre. Deri tani falja është rreth 5 miliardë. Këto janë shifrat e fundit të nëntorit, deri në fund të vitit besoj se do të shkojmë rreth 15 miliardë, ose 20 miliardë.”- deklaron Nuredini, ndërsa nënvizoi se bizneset, gjatë ditëve të fundit po shlyejnë borxhet e vjetra dhe po bëjnë më pak deklarime.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë