Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cilëson projektin e qeverisë për amnisti fiskale si një projekt të moazhorancës për të fshehur pasuritë e të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera për personat që kinse jetojnë jashtë vendit. Në një reagim pas publikimit për këshillim të projektligjit të Amnistisë Fiskale nga qeveria, Tabaku thotë se kjo është “një pengmarrje të ligjbërjes” që dëmton ekonominë e tregut.
“Vendi më i korruptuar në Europë, qeveria më e korruptuar në Europë skandalet e së cilës përditë sot po angazhohet në këtë luftë kundër ndershmërisë dhe në favor të korrupsionit. Draft ligji favorizon ato që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ato që për 30 vite kanë paguar një më një taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë.
Është një rrugë e pandershme për të mbrojtur me ligj ato që kanë fshehur pasuritë e tyre korruptive duke i ruajtur me fanatizëm fshehtësinë e identitetit dhe deklarimit duke promovuar kështu ilegalin dhe banditin e mundshëm përpara qytetarit dhe ndershmërisë së këtij të fundit. Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre. Amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneVval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas Tabakut, amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneYval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare.
Të gjitha pasuritë e padeklaruara para apo pasuri të paluajtshme do të mund të deklarohen, pas hyrjes në fuqi të amnistisë fiskale. Drafti i ri për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim, dhe nga i cili do të përfitojnë emigrantët, rezidentët, bizneset dhe shtetasit e huaj që janë tatimpagues në Shqipëri. Nuk do të përfitojnë zyrtarët, politikanët, personat me precedentë penale, të dënuarit etj.
Në projektligjin e rishikuar ndryshe nga drafti i parë është vendosur kufizimi që pasuria luajtshme dhe e paluajtshme që lejohet të deklarohet vullnetarisht nuk duhet të kalojë vlerën maksimale 2 milionë euro. Nuk do të mund të deklarojnë pasuritë e fshehura të gjithë subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikatës familjare të tyre (politikanë, ministra, deputetë, president, gjyqtar, prokuror etj).
Si ka mundesi qe te gjithe ne PD flasin me te njejten gjuhe? Ate te Saliut.
Përgjigju