Amnistia fiskale, dje
përfundoi për bizneset
Sipas burimeve nga ministria e Financave, pas 31 marsit do të zbatohen me rigorozitet masat e parashikuara në ligj për ushtrimin e kontrolleve dhe vendosjen e penaliteteve për detyrimet e prapambetura të biznesit ndaj administratës tatimore dhe doganore.
TIRANE- Përfundoi dje zyrtarisht afati i aplikimit për faljen fiskale për biznesin, ndërsa pritet të vijë në Kuvend një projektligj që të bëjë të mundur shtyrjen me pesë muaj të tjerë e këtij procesi për qytetarët, që kërkojnë të bëjnë rivlerësimin e banesave të tyre. Sipas burimeve nga ministria e Financave, pas 31 marsit do të zbatohen me rigorozitet masat e parashikuara në ligj për ushtrimin e kontrolleve dhe vendosjen e penaliteteve për detyrimet e prapambetura të biznesit ndaj administratës tatimore dhe doganore. Sipas Financave, nga ky proces janë shënuar arritje kryesisht në rivlerësimin e pasurisë së paluajtëshme. "Shtyrja që i është bërë amnistisë ka rezultuar e suksesshme përsa u përket indidividëve, pasi ka patur një numër të madh qytetarësh që kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme në tre muajt e parë të këtij viti".
Ndërkohë, përsa i përket faljes së borxheve tatimore e doganore, burimet shtuan se biznesi nuk paraqiti interesin e pritur. Por, edhe për individët, më shumë rezultate pati në rivlerësimin e banesave, ndërsa nuk kapi pritshmëritë legalizimi i parave "cash".
Falja fiskale nisi të zbatohet në datën 18 maj të vitit 2011 dhe parashikohej të përfundonte në 31 dhjetor të po këtij viti. Qeveria e shtyu afatin për një periudhë tremujore, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e parashikuara në ligj, individë dhe biznese. Ndërsa të mërkurën kryeministri Berisha shpalli shtyrje deri në 31 gusht të këtij procesi vetëm për individët që duan të rivlerësojnë pasurinë, për t'u bërë të mundur edhe emigrantëve që kthehen në Shqipëri në sezonin veror të përfitojnë nga ky proces, theksoi ai.
(sg/gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë
22 Janar, 15:46