Amnistia fiskale, qeveria
fajëson biznesin
Numri 2 i Financave Publike Alfred Rushaj ka deklaruar dje se falja fiskale nuk i arriti synimet e qeverisë. Më shumë kanë përfituar individët, ndërkohë që bizneset kanë prëferuar të vijojnë punë "në të zezë"
TIRANE- Duke deklaruar se nuk do të ketë më një shtyrje të dytë të faljes fiskale, dje zëvendësministri i Financave Alfred Rushaj tha për median se bizneset nuk e kanë përfillur atë në masën që parashikohej. Dështimi i kësaj nisme të qeverisë le të kuptohet se shumë subjekte do të vijojnë të mos paguajnë taksat e prapambetura në Tatime e Dogana, duke shpresuar në fshirjen e tyre në sajë të lidhjeve me pushtetarët.
Ligji i Faljes Fiskale nuk ka funksionuar siç duhet, të paktën në pjesën që i përkiste biznesit. I hartuar si një ligj do t'i vinte në ndihmë sipërmarrësve për të çliruar shuma të larta për ekonominë, sot kur bëhen bilancet shifrat janë tepër të papërfillshme. Këtë fakt e ka pranuar edhe Zëvendesministri i Financave, Alfred Rushaj, sipas të cilit pritej që biznesi të përfitonte më shumë nga Falja Fiskale.
Sipas tij, nga 1.5 miliardë dollarë kapital të legalizuar deri në javën e parë të muajit shkurt, pjesën më të madhe e kanë zënë individët, duke deklaruar të ardhurat e fshehura në banka dhe nga rivlerësimi i pasurive të patundshme, që llogariten më shtrenjtë sipas vlerësimeve më të fundit qeveritare.
Zbatimi i këtij ligji duhet të përfundonte në 31 dhjetor 2011, por ishin kërkesat nga shoqatat e ndryshme të sipërmarrjes së lirë që detyruan qeverinë të shtynte afatin me tre muaj, deri më 31 mars. Ligji për Faljen Fiskale ishte kërkuar fort nga biznesi dhe pritshmëritë ishin që me legalizimin e pasurive, ekonomisë shqiptare t'i injektoheshin rreth 4 miliardë dollarë kapital. Sipas zv/ministrit, janë legalizuar 31 milionë dollarë para dhe 1.4 miliardë dollarë asete. Deri 10-ditëshin e parë të shkurtit, ishin legalizuar rreth 3.1 miliardë lekë nga individët dhe është paguar për këto tatim legalizimi në masën vetëm 94 milionë lekë, duke qenë se detyrimi ishte mjaft i vogël, sipas përcaktimit në ligjin për faljen.
Ndërkohë, është bërë rivlerësim pasurie të paluajtshme dhe janë paguar për këto rivlerësime rreth 1.4 miliardë lekë, ndërkohë që individët kanë përfituar nga ky proces 12.7 miliardë lekë, apo 130 milionë dollarë që mund të përdoren për shitje apo kolateral për kreditim bankar, tha Rushaj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL
22 Janar, 16:56
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55