Amnistia fiskale, Rama:
U bë për bizneset e pushtetit
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pak minuta më parë në rrjetin social Twitter, mbi dështimin e amnistisë fiskale. “Aministia fiskale dështoi sepse nuk u bë për biznesin shqiptar, po për bizneset e pushtetit. Vetëm programi ynë e garanton sipërmarrjen” shkruan Rama. Deri në këto momente biznesi ka përfituar 10 miliardë lekë nga procesi. Një shumë kjo që është ende e papërfillshme.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pak minuta më parë në rrjetin social Twitter, mbi dështimin e amnistisë fiskale.
“Aministia fiskale dështoi sepse nuk u bë për biznesin shqiptar, po për bizneset e pushtetit. Vetëm programi ynë e garanton sipërmarrjen” shkruan Rama.
Reagimi i Ramës ka ardhur menjëherë pas deklaratës së Ministrit të Financave, Rdivan Bode, i cili ia hedh fajin e dështimit opozitës që e kundërshtoi procesin.
Analistët janë të ndarë mbi këtë ceshtje, disa mbështesin qëndrimin e opozitës, të tjerë e dënojnë dhe disa mendojnë se nuk u arrit të kishte suksese sepse shumë prej qytetarëve dhe bizneseve nuk e njohin ende këtë proces.
Sipas Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, deri në këto momente biznesi ka përfituar 10 miliardë lekë nga procesi. Një shumë kjo që është ende e papërfillshme me vlerën e vërtet që mbart amnistia fiskale. Rushaj u shpreh për mediat se kjo shifër vjen me përfitimin disaplanesh si detyrime të papaguara tatimore, doganore, ka pasur edhe nga legalizimi i aseteve dhe kapitaleve. Në bazë të Ligjit të Faljes, përfituesit më të mëdhenj do ishin qytetarët që do të deklaronin të ardhurat e tyre, pasuritë si dhe do të përfitojnë nga falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, si lokale ashtu dhe nacionale. Ndërsa biznesit i falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, por duhet të paguante deri 50 për qind të principalit të borxhit.
Deri tani, amnistia fiskale nuk ka sjellë interesin e pritur, sidomos në pjesën e legalizimit të kapitaleve. Lajm i konfirmuar edhe nga përfaqësues të bankave tregtare, të cilët janë shprehur pak ditë më parë se deri më sot nuk është kryer pothuajse asnjë veprim për legalizimin e kapitaleve, pasi ka munguar promovimi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë
22 Janar, 15:46
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42