Amnistia fiskale, synim elektoral
i qeverisë, rezultatet zhgënjyese
Amnistia e propozuar fiskale është një mjet i pastër që përdoret për qëllime elektorale. Falja e mëparshme nuk solli në arkën e shtetit më shumë se 5 për qind të detyrimeve dhe gjobave të papaguara nga bizneset.
TIRANE - Një propozim i kryeministrit Sali Berisha, i nxjerrë këto ditë nga “sirtari” për të kryer amnisti fiskale vlerësohet nga ekspertët e financave publike se synon qartë të arrijë objektiva elektoralë, ndërkohë që buxheti i shtetit përfiton shumë pak. Amnistia e mëparshme për biznesin u mbyll në mars 2012, por nuk prodhoi gati asgjë. Më pak se 5 për qind e detyrimeve dhe borxheve u likuiduan, kurse më të përfituar dolën individët që rivlerësuan shtëpitë.
Bizneseve u jepej mundësi të rivlerësonin pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet/makineritë, kundrejt taksës respektivisht 3 dhe 5 për qind. Për sa u përket aseteve të paluajtshme, vlera ishte 10 milionë dollarë, ku me pagesën 3 për qind, u paguan 300 mijë dollarë. Për makineritë dhe pajisjet e rivlerësuara, vlera ishte 7 milionë dollarë dhe u pagua (5 për qind) 200 mijë dollarë. Biznesi i vogël mund të deklaronte edhe shumat në të holla, kundrejt tarifës 3 për qind, por edhe këtu, rezultati ishte zhgënjyes.
Sipas variantit të parë, në periudha të ndryshme, biznesit i faleshin gjobat nëse paguante 30-50 për qind detyrimet deri në vitin 2009, e kështu me radhë. Ajo çfarë propozon aktualisht biznesi lidhet me njërin variant të pagesës së një tarife fikse, në varësi të shumave të fshehura që do të deklarohen.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të disa bizneseve, është qeveria që aktualisht u detyrohet shuma të konsiderueshme bizneseve, ndërkohë që e anasjellta nuk përbën një shifër të ekzagjeruar. Diskutimi kyç mbetet gjithnjë te biznesi, tek problemet që kanë subjektet me informalitetin, të cilat për arsye të ndryshme kanë mbajtur të fshehta bilancet dhe kapitalet e vërteta. Vetë organizatat në mbrojtje të sipërmarrjes private thonë se një “amnisti e vërtetë jep mundësi për t’i zhbllokuar ekonomisë rreth 5 miliardë dollarë”.
Në kulmin e fushatës, kryeministri ka “ngacmuar” ndjenjat e biznesit, duke deklaruar se ishte për një amnisti të plotë, nga 2011 e këtej. Më tepër, ky propozim shihet si një “armë lufte” politike, për të sulmuar opozitën si larg interesave të biznesit, duke qenë se ajo ka deklaruar menjëherë se është kundër një veprimi të tillë në kohë fushate.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54