Amnistia, Majko: Rrezikojmë
që të falim porositësit e tritolit

TIRANE- Komisioni i Ligjeve, ngeli në klasë propozimin e qeverisë për dhënie amnistie.

Të gjithë deputetët e komisionit, si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca theksuan vërejtjet e tyre për këtë amnisti, duke pohuar se duhen bërë ndryshime tek personat që do të përfitojnë nga kjo falje e qeverisë.

Mbledhja e cila zgjati për rreth 3 orë, u përfshi nga debate të ashpra ndërmjet opozitës dhe Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për numrin e personave që do të përfitojnë.

U deshën 2 orë debat, që Naço të theksonte se nga kjo amnisti do të përfitojnë 307 persona. Por ky numër do të ndryshojë, pasi me vërejtjet e paraqitura, u dallua se nga kjo falje mund të përfitojnë më shumë persona. Një nga vërejtjet më të forta, ishte ajo e Pandeli Majkos, i cili theksoi se nga kjo amnisti përfitojnë porositësit e tritolit, ndërsa ekzekutorët mbesin në burgim të përjetshëm. Krahas kësaj, nga ana e opozitës, deputeti Arben Ristani, listoi tri ndryshime.

I pari kishte të bënte me afatin e faljes, i cili sipas tij duhet të përfshijë dënimet, të cilat janë kryer deri një ditë përpara miratimit të amnistisë. Krahas kësaj, ai kërkoi që tek kjo listë të futen edhe personat të cilët janë nën hetim. Veç kësaj, deputeti demokrat kërkoi një barazim të faljes përsa i përket viteve të dënimit pasi sipas tij, personat që i kanë mbetur tri vite dënim për të bërë nuk duhet të përfitojnë, pasi falja parashikon peronat që janë dënuar deri në 2 vite burg. Gjatë diskutimeve në parim, deputeti Nard Ndoka, kërkoi nga mazhoracna, që të drejtën e faljes ta rimarr sërish Presidenti, pasi gjatë qeverisjes së Berishës këtë të drejtë e mori Ministria e Mbrojtjes, ku kjo e fundit harton edhe listat.

Debatet në Komision
BYLYKBASHI: A keni menduar se realizimi i uljes së mbipopullimit më mirë është nëpërmjet një reforme, apo e kryen më së miri kjo amnisti këtë?
NAÇO: PD-ja ka bërë 2 amnisti, por e ka bërë bashkë me opozitën, pasi nuk i kishin votat. Do hapen 10 zyra të reja të Shërbimit të Provës.
BYLYKBASHI: A keni ju ndonjë analizë të numrit të personave që do të përfitojnë nga ky projektligj
NAÇO: Besoj se numri është shumë i vogël.
BYLYKBASHI: Pra, ju nuk e dini numrin?
NAÇO: Unë flas për kategori me grupmosha. Nuk kam parë asnjë nga ju që të distancohet nga vënia e fitilit të tritolit gjatë kësaj kohe.
NDOKA: Duhet të distancohet kryeministri nga ky fenomen, pasi ai ka në filozofinë e tij vendosjen dhe përdorimin e tritolit në mega aksionet e tij policeske.
NAÇO: Votat tuaja janë të papërfillshme ndaj kësaj mazhorance të konsoliduar. 1 milionë shqiptarë votuan për këtë mazhorancë që të jetë sa më e konsoliduar.
BYLYKBASHI: Ju nuk e dinit numrin e përfituesve nga kjo amnisti, ne kemi pasur traditën që të falim ata persona që janë dënuar deri në 2 vjet...
STRAZIMIRI: Sa është numri i të burgosurve dhe kapaciteti i burgjeve?
NAÇO: Nuk është problemi i mbipopullimit dhe ju e keni vetë parasysh këtë gjë.
STRAZIMIRI: Nuk po ju kërkon njeri informacion të klasifikuar.
NAÇO: Besoj se ju përgjigja kësaj më lart.
STRAZIMIRI: Po hë, thuaje që s’e di.
RISTANI: Ça është kjo pyetje për minoren. Ça e keni këtë politikë leshi. Bëre vetëm koment dhe jo pyetje.
QEFALIA: S’do të pyes ty Arben, se si t’i artikuloj pyetjet. Nuk jemi këtu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
MAJKO: Çështja e tritoleve është se porositësit janë më të rrezikshëm se ekzekutuesit. Mendoj se duhet riparë, pasi i bie që të mbahet në burg killeri dhe të lihet i lirë porositësi. Er.Ko
 
Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve