TIRANË- Sot në Kuvend pritet të miratohet amnistia penale. Në nisje të seancës plenare, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu.
Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri më 31 maj do të lirohen menjëherë”.
Socialistët kanë 'vijë të kuqe' subjektet e SPAK dhe GJKKO, të cilët sipas draftit të dorëzuar në Kuvend nuk do të përfitojnë nga amnistia penale. Por, deputeti demokrat Arjan Ndoja kërkon zgjerim të amnistisë, duke përfshirë në të, edhe të dënuar nga Struktura e Posacme Anti-korrupsion. Me disa amendamente surprizë, që siç Report Tv ka mësuar, Arjan Ndoja nuk i ka konsultuar me grupin parlamentar të PD, ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu për lidhjet me krimin, ka propozuar që nga amnistia penale të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO, përveç atyre për korrupsion, shkelje me tenderë e shpërdorimit të detyrës. Nëse ky amendament do të miratohej, përfitues nga amnistia do të ishin edhe persona të dënuar për organizatë kriminale, trafik droge apo pastrim parash.
“Të zbatohet amnistia edhe për të gjykuarit në GJKKO, përveç veprave penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tenderë dhe shpërdorimit të detyrës. Të parashikohet neni 186/a në kriteret ndaluese të përfitimit të amnistisë.” propozon ndër të tjera deputeti demokrat.
Ky propozim vjen në një kohë kur Partia Demokratike, tha përmes kreut të saj Sali Berishës se nuk do të votohet amnistia penale, ndërsa vetë Ndoja pak ditë më parë tha në Komisionin e Ligjeve se do të ngrejë kartonin jeshil.
Propozimet e Arjan Ndojës
-Të futet zëvendësimi i dënimit, përveç shuarjes së dënimit dhe ndjekjes penale.
-Ligji të fillojë të ketë efekt për të gjitha procedimet deri kur të hyjë në fuqi, jo me datën 31.12.2025 ose 31.05.2026, siç thotë pozita.
-Të parashikohet koncepti i heqjes dorë nga ankimi.
-Të rritet masa e përfitimit për gratë dhe burrat, pavarësisht ndalimeve që parashikon ligji, në dy vite për gratë dhe 1,5 vite për burrat.
-Të zbatohet amnistia edhe për të gjykuarit në GJKKO, përveç veprave penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.
-Të parashikohet neni 186/a në kriteret ndaluese të përfitimit të amnistisë.
Pasi PD bllokoi foltoren, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën plenare. Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.
“Nuk e votojmë amnistinë. S’kemi asgjë tjetër në rend përveç kërkesave të protestuesve. Rendi i ditës janë kërkesat e protestuesve”, tha Berisha.
Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.
“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur,. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu.
Komente








PO NORMAL NOJA DON ME LIRU SHOKET E VET
Përgjigju